20.000 euro për 17 OJQ(VIDEO)

Prej tvteuta15:16, 27 Shkurt 2015

Komisioni për shpërndarjen e mjeteve për OJQ pran komunës së Ulqinit e ka perfunduar punën e vet. 20 000 eurot e planifikuara do tu ndahen 17 OJQ-ve të cilat janë vlerësuar si me të mirat nga ana e komisionit, nga 26 prej tyre të cilat kanë konkuruar.

Vlerësimi më i lart për projektin më të mirë është shifra 4000 euro, do të thotë 20 % nga buxheti i ndarë, mirëpo kësaj rradhe vlerësimi më i lartë arriti shumën prej 1700 eurove ndërsa ai më i ulti 700 euro. Duke u nisur nga kjo Aloshaj tha se ka pasur edhe nga ata projekte temat e të cilave kanë pasur prioritet në krahasim me projektet e tjera.

Komisioni që ka bërë vlerësimin e projekteve është po ai komision i cili është zgjedhur para dy viteve të kaluara dhe punën e tyre e kanë perfunudar me ato rregulla të vendosura që atëherë, ndërsa pas përfundimit të kësaj punë do të zgjidhet komisioni i ri.

Interesante është ajo se me projekte të veta kanë mundur të paraqiten edhe vetë antarët e komisjonit të cilët kanë bërë edhe vlerësimin e projekteve, por Aloshaj shprehet se kjo gjë është e ligjshme.

Ndarja e mjeteve për 17 organizatat jo qeveritare do të behet 30 ditë  pas përfudimit të nënshkrimit të kontravate.

  • 1

    Radio