Sociale Më shumë

Regjistrimet për klasën e parë të gjimnazit

Prej tvteuta13:07, 18 Qershor 2015

Shkolla e mesme publike “Vllazërim Bashkim”  në Ulqin këtë vit e mbylli me sukses, deklaroi drejtori i kësaj shkolle Hysen Katana.  Sipas tij për sukses shëmbullor shquhen nxënësit e drejtimit të gjimnazit të përgjithshëm.  Nga tre vitet e para të cilët vijuan mësimin 429 nxënës, 391 prej tyre arritën sukses pozitiv ndërsa vetëm 38 prej tyre u ndanë me sukses negativ.

Ndërsa sa i përket shkollimit profesional në drejtimet teknik i ekonomisë si dhe teknik i turizmit , edhe këtu drejtori Katana shprehet i kënaqur  meqenëse asnjë nxënës nuk është ngelës.

Nga data 15 qershor ka nisur regjistrimi në shkollat e mesme i cili do të zgjasë deri me daten 19 korrik. Ministria e Arsimit në prill ka shpallur konkursin për regjistrimin e 8.480 nxënës në klasën e parë të shkollës së mesme për vitin akademik 2015/2016. Ku kandidatët për regjistrim duhet të deponojnë deftesat origjinale për tre vitet e fundit të shkollës fillore. Ndërsa në Gjimanzin publik në Ulqin “Vllazërim Bashkim” aty ku edhe regjistrohen numri më i madhë i nxënësve të komunës së Ulqinit  drejtori Katana tha se interesimi ka filluar që nga dita e parë.

Megjithatë, si për çdo vit edhe sivjet Gjimnazi Publik ka kriteriumet e veta në pranimin e nxënësve në drejtimet përkatëse.

Interesimi më i madhë i nxënësve është dejtimi i gjimanzit të përgjithshëm, dhe me këtë rast drejtori Katana u drejtohet të gjithë nxënësve se edhe drejtimet e tjera si ai i ekonomisë apo i turizmit nuk janë pengesë në regjistrimin e tyre pas gjimnazit në fakultete , pasi edhe kjo diplomë është e vlefshme për çdo drejtim përveç  atyre të mjeksisë.

Nga viti në vitë një intersim më i vogël është për drejtimet e shkallës së tretë, pra të zanateve, siç janë automekanik, kamarier,kuzhinier e të tilla nuk po mundesojnë krijimin e një paraleleje.

Në mesazhin e tij drejtuar të gjithë nxënësve që do të regjistrohen në klasën e parë të shkollës së mesme drejtori Katana u uron sukses edhe duke sigurua se asnjë nxënës nga komuna e Ulqinit nuk do të mbes pa u regjistruar.

Afati i fundit i regjistrimit në shkollën e mesme publike “Vllazërim Bashkim” është datat 19 korrik deri në orën 13. Ku rezultatet do të jene me datën 22 qershor.

  • 1

    Radio