Aktuale Më shumë

Me 17 maj mbjellje e bimëve në Pyllin e Pishave

Prej tvteuta14:43, 12 Prill 2016

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu gjatë ditës së martë pati takim me përfaqësuesit e forumit rinor dhe edukimit joformal të Malit të Zi, ku u diskutua për kycjen e Komunës së Ulqinit në projektin “Të rinjtë për Malin e Zi të gjelbëruar” i cili do të zhvillohen në datën 17 maj në mbjelljen e bimeve në Pyllin e Pishave. Ky projekt mbështetet nga Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit në aspektin bujqësor , si dhe nga Qendra për edukim profesional.

Kryetari Cungu për televizionin Teuta deklaroi se numri i bimëve dhe i mjeteve materiale nuk është i kufizuar, pasi do të shkohet nga ajo që prodhuesit vendas teë jenë sa më të kycur në këtë projekt me qellim që të ndihmohen prodhuesit e Komunës së Ulqinit. Cungu shtoi se iniciativa të tilla do të vazhdojnë para sezonit turistik pasi me të mirat detare është rënë dakord edhe hapja e tenderit për rigjelbërimin e parkut në plazhin e vogël, ku mjetet arrijnë shumën e 10 000 eurove.

Drejtoresha e forumit rinor dhe edukimit joformal Elvira Haxhibegoviq Bubanja u shpreh për televizionin Teuta se kycja e sa më shumë të rinjëve në këtë projekt do të jetë edhe qellimi primar, duke filluar nga më të vegjlit, me qëllim ndërgjegjësimin për mbrojtjen e ambientit jetësor.

  • 1

    Radio