Politikë Më shumë

15 raste te korona virusit ne Malesi.Gjeloshaj apelon:Qendroni ne shtepi

Prej tvteuta23:37, 24 Mars 2020

Sonte, në Komunen e Tuzit jane regjistruar 15 raste te korona virusit dhe menjehere eshte mbajtur edhe Shtabi emergjent I Komunes se Tuzit I cili ka sjelle edhe perfundimet ne baze te rekomandimeve te Trupit koordinues per semundje infective. Disa nga perfundimet:
1) ndalohet çdo qarkullim i qytetarëve,
2) furnizimin për nevoja emergjente do ta kryejnë vullnetarët e komunës
3) ditët në vazhdim do të bëhet testimi i të gjithë kontakteve me personat e infektuar.

Telefonat kontaktues :
020 875 167
069 066 602
067 021 151
067 888 109

Poashtu Kryetari I Komunes se Tuzit, Nik Gjeloshaj ka bere apel publik permes TV Boin dhe permes kanalit youtube te Qeverise. Ai I ftoi qytetaret e Malesise te qendrojne ne shtepi te izoluar, sepse vetem keshtu mund te ndalojme hapjen e virusit dhe te ruajme banoret e Malesise. Gjeloshaj poashtu njoftoi se per cdo nevoje qe kane, mund te kontaktojne ne numrat e telefonit te cilet do te jene ne disponim per sherbimet e qytetareve

  • 1

    Radio