1175 nxënës në SH.F. “Marshalli Tito”
Prej tvteuta3 September 2016

1 shatori solli edhe fillimin e viti të ri akademik për vitin 2016/ 2017. Në shkollën fillore “Marshall Tito” në Ulqin drejtori i shkollës Martin Zadrima tha se këtë vit do të ndjekin mesimin 1175 nxënës , të cilët formojnë 50 paralele. Edhe në paralelet e ndara në Pistull, Darzë e Zogaj drejtori Zadrima tha se gjithashtu ka rritje të numrit të nxënësve, ku për herë të parë në Pistull janë formuar dy paralele. Interesimi dhe numri më i lartë i nxënësve të regjistruar është dëshmi e një shkolle të suksesshme. Edhe pse para dy viteve është bërë sanimi i shkollës, në brendësi të objektit shkollore drejtori Zadrima tha se ka nevojë për rinovime, posacërisht në sallën e eduaktës fizike e cila është në gjendje të keqe.