116 raste të reja me Covid 19 në Mal të Zi. 2 raste nga Ulqini

Prej tvteuta08:58, 28 Shtator 2020

Ditën e djeshme në Mal të Zi u regjistruan 116 raste të reja me Covid 19, nga 545 analiza të kryera, çka përbën një rënie të theksuar në krahasim me ditët e mëparshme. Gjatë kësaj periudhe nuk u regjistrua asnjë viktimë e sëmundjes kurse 88 të infektuar u shëruan. Numri më i madh edhe dje u regjistrua në Podgricë, 42, 27 në Nikshiq, 13 në Berane, 9 në Kotorr, 7 në Tivar, nga 3 në Pljevlja, Cetinë dhe Biello Polje, nga 2 në Budva, Ulqin dhe Herceg Novi, kurse nga 1 i infektuar janë regjistruar në Kollashin, Petnjicë dhe Tivat.

  • 1

    Radio