Aktuale Më shumë

Abazoviq shkarkon Konjeviq

Prej tvteuta18:33, 4 Tetor 2022

Kryeministri në detyrë Dritan Abazoviq ka shkarkuar sot Rashko Konjeviq nga posti i shefit të koordinatorëve të Shërbimeve të sigurisë. Duke sqaruar shkarkimin e Konjeviq, Abazoviq tha se ministri i Mbrojtjes ka caktuar seancën e Byrosë për komunikim operativ për ditën e premte, 10 ditë para zgjedhjeve lokale. Abazoviq këtë e vlerësoi si tejet të papërshtatshme. “Qëllimi i PDS-së, PSD, së dhe i gjithë koalicionit Bemaks është që në formën që i kemi demaskuar plotësisht më 19 gusht, tani po përpiqen të na fajësojnë ne për të njëjtën gjë”, tha Abazoviq. Sipas tij , Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i cili u mbajt ditën e sotme, kishte qëndrime të ndryshme për shkarkimin e Konjeviq.

Ky i fundit tha se është kryeministri ai që duhet të sqarojë nëse është në rregull që kreu i Byrsë për Komunikim Operativ të shkarkohet në momenitin e një afere si kjo aktuale , dhe nëse është e logjikshme që si kryeministër të marrë pjesë tre herë në aksionet e djegies në një kohë të shkurtër. “Kjo tregon qartë se këtu ka një organizim më të gjerë”, tha Konjeviq.

  • 1

    Radio