Mërgimtarët mbajnë gjallë ditën e pazarit në Krajë

Prej tvteuta14:24, 7 Shtator 2022

Dita e mërkurë, shënon ditën e pazarit në Krajë. Kjo ditë mbledh bashkëvendasit mu në qendër të Krajës në Ostros.
Ditën e sotme vërejtëm një numër më të madh njerëzish në lokale, por mungesë pamë tek shitësit.
Kishte pak prej tyre dhe ankesa më e madhe ishte interesi i dobët nga blerësit.

Të shumtë ishin mergimtarët që vizitojnë vendin e ku kjo ditë i bashkon të gjithë mbas sa vitesh.
Ato shprehen të lumtur që rikthehen përsëri në vendlindje, por shprehen jo të kënaqur për faktin se Kraja çdo vit ka njerëz më pak dhe kushtet për jetesë nuk shkojnë drejtë përmirësimit.

  • 1

    Radio