10 vite burgim për trafikuesit e drogës
Prej tvteuta6 July 2016

Armin Kasapoviq, Hamz Markasheviq dhe Andrija Karagjinoviq janë dënuar gjithsej me dhjetë vite burgim për shkak të kontrabandës së 98 kilogram të drogës marihuana.
Ky vendim i Gjykatës së Lartë u vërtetua para dy ditëve dhe nga Gjykata e Apelit. Kasapoviq është dënuar me katër vite burg, ndërsa Markasheviq dhe Karagjinoviq fituan nga tre vite heqje lirie. Në arsyetimin e vendimit thuhet se Kasapoviq në fund të vitit 2012 dhe fillim të vitit 2013 ka ndërmjetësuar në shitblerjen e marihuanës në mes shtetasit të Bosnjes Srgjan Antunoviq si blerës dhe shtetasit shqiptar Mani Narda si shitës. Markasheviq dhe Karagjinoviq janë cilësuar si pjestarë të zinxhirit kontrabandues.