10 raste të reja me Covid 19 në Mal të Zi. 3 nga Ulqini

Prej tvteuta10:52, 15 Prill 2020

Ditën e djeshme në Mal të Zi janë kryer 339 testime, nga të cilët 10 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Prej tyre 4 janë nga Podgorica, 3 nga Ulqini, 2 nga Tivari dhe një nga Plava, kanë njoftuar nga Instituti për Shëndet Publik. Përveç një rasti në Podgoricë dhe atij në Plavë, rastet e tjera janë kontakte të rasteve të mëparshme. Me këto, numri total i rasteve të regjistruara në Mal të Zi ka shkuar në 288.

  • 1

    Radio