Sociale Më shumë

Zyrtarët lokal takohen me përfaqësues të kompanisë Vodacom

Prej tvteuta15:45, 20 Shtator 2018

Sot në u mbajt takimi  ku u fol për furnizimin me ujë dhe grumbullimin e  ujrave të zeza në bregdetin e Malit të Zi , respektivisht për  Fazën e V -të në Ulqin. Kryetari i Komunës sonë Loro Nrekiq  me bashkëpunëtorë priti përfaqësuesit e KfW Bankës nga Frankfurti,konsultantët dhe projektantët e projektit kryesorë “Hydrophil“dhe “Pro-ingtrade“ si dhe  përfaqësuesit nga rradhët e GKW Beohidro dhe ndërmarrjeve Vodacom dhe ujësjellësit të Ulqin. Në takim u analizua projekti dhe aktivitetet e mëtutjeshme. Konstatim i përbashkët ishte se kjo fazë e rëndësishme që ka të bëjë me implementimin e projektit të  përfundojë dhe pritet shpallja e  tenderit ndërkombëtarë në fund të këtij viti ose në  fillim të vitit të ardhëshëm. Projekti në fjalë i rëndë 20 milion euro  është fryt i bashëpunimit të Republikës Federale të Gjermanisë dhe  Qeverisë së Malit të Zi. Me realizimin  e këtij projekti pritet që qyteti i Ulqinit  do të zgjidhë çështjen  e furnizimit me ujë. Mjetet kreditore  për realizimin e  këtij projekti  do të sigurohen nga  Banka KfW me garancion të Qeverisë së Malit të Zi.

  • 1

    Radio