Sociale Më shumë

Zjarri në Mendër i lokalizuar. Në veprim edhe aeroplanet. Ndërhyrje ka pasur edhe në Krruç dhe Gjerana

Prej tvteuta16:59, 27 Shtator 2018

Sot në orën 15.00 u mbajt mbledhja e Shtabit të Emergjencës në Komunën e Ulqinit , në lidhje me situatën me zjarrin i cili në ditën e sotme është shtrirë në Mendër. Për arsye të erërave të forta dhe terrenit të padepërtueshëm është nevojitur ndihma e zjarrfiksëve nga qytetet e tjera të Malit të Zi si dhe i aeroplanëve.

Kryetari i Komunës Loro Nrekiq tha se rrezik për njerëzit dhe pronën për momentin nuk ka dhe se zjarrëfikësit do të bëjnë kujdestari edhe gjatë natës. Shefi i Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit Saubih Mehmeti, tha se përveç në Mendër, gjatë ditës së stome kanë pasur edhe dy intervenime të tjera, një në Krruç ku janë djegur dy baraka, si dhe një ndërhyrje në lagjen e Gjeranave. Në ndihmë të zjarrëfiksëve të Ulqinit në këto dy raste kanë ardhur edhe ato të Tivarit dhe Ostrosit.

Shtabi i Emergjencave pasi analizoi situatën detalisht, solli këto përfundime:

1.Skuadrat e zjarrfikësave të kujdestarojnë 24 orë derisa  zjarret të jenë fikur tërësisht.

2.Policia e komunikacionit dhe ajo komunale  ti  mundësojnë qarkullim të lirë automjeteve  të shërbimeve të ndryshme që shkojnë në  vatrat e zjarrit.

3.I bëhet apel qytetarëve që  mos të  ndezin zjarre në hapsira të ndryshme.

4.Të gjitha Ndërmarrjet Publike  të vënë në dispozicion pajisjet teknike dhe fuqinë njerëzore  në shërbim të parandalimit të zjarreve.

5.Të gjithë anëtarët e Shtabit të jenë  në komunikim  të vazhdueshëm me njëri tjetrin e konformë situatës të marrin masat e duhura.

  • 1

    Radio