Zjarri djeg një shtëpi në Mal të Bardhë

Prej tvteuta15:37, 10 Mars 2020

Në zjarrin i cili shpërtheu natën e mbrëmshme në lagjen Mali i Bardhë në Ulqin, u dogj krejtësisht shtëpia e Elvir Bektasheviq, por fatmirësisht dëme në njerëz nuk ka pasur. Në vendngjarje menjëherë erdhën skuadrat e zjarrëfiksëve të cilët arritën që brenda një ore të shuajn zjarrin dhe të ndalojnë përhapjen e tij. Pas aksionit të zjarrëfiksëve, policia e Ulqinit filloi hetimet për të zbuluar arsyet e shpërthimit të zjarrit.

  • 1

    Radio