Sociale Më shumë

Zjarre në Kodra, Millë dhe Braticë. U rrezikuan edhe shtëpitë

Prej tvteuta10:37, 17 Shtator 2018

Dje rreth orës 11.00 në lagjen Kodra, si pasojë e pastrimit të truallit shpërtheu zjarr i cili doli jashtë kontrollit dhe rrezikoi shtëpitë përreth. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfiksave bëri të mundur lokalizimin e zjarrit dhe neutralizimin e tij pas një ore e gjysëm.

Dy orë më vonë, në fshatin Millë po ashtu pati shpërthim të zjarrit i cili u përhap në pyllin në afërsi por fatmirsisht ndalimi i erës bëri të mundur fikjen e tij në një kohë të shkurtër. Pa përfunduar aksioni në Millë, zjarrëfiksit morën njoftim se ka plasur zjarr edhe në Braticë, dhe duke pasur parasysh rrezikun e madh për shtëpit, disa automjete dhe zjarrfikës u dërguan menjëherë në vendngjarje, dhe falë intervenimit u bë e mundur lokalizimi dhe shuarja e zjarrit.  Në këto intervenime u angazhuan 3 cisterna dhe 10 zjarrfikës, njoftoi për TV Saubih Mehmeti, shefi i Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit.

  • 1

    Radio