Aktuale Më shumë

Zhivkoviq: Kemi numrat për rrëzimin e Qeverisë

Prej tvteuta17:39, 2 Dhjetor 2021

Nisma e opozitës për mosbesimin e qeverisë do të ketë shumicën e nevojshme në Kuvend, tha deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Danijel Zhivkoviq. “Mbi dy të tretat e mazhorancës qeverisëse thonë se kjo qeveri nuk ka mbështetje. Ne jemi subjekt politik serioz dhe nuk dyshojmë se kur ndërmarrim një iniciativë do të jetë e suksesshme. Vlerësoj se nisma do të ketë shumicën e nevojshme. “, tha Zhivkoviq.

Ai shtoi se PDS nuk merret me arbitraritet dhe nuk e shikon situatën në mënyrë sipërfaqësore, ndërsa shtoi se iniciativa e cila është në procedurë parlamentare ka ardhur nga një shqyrtim serioz i rezultateve të punës së Qeverisë dhe mazhorancës qeverisëse. “Gjatë këtij viti, të gjithë patën mundësinë të shohin se si kjo qeveri ka pasur efekt të dëmshëm në sistemin shëndetësor, ekonomik,të sigurisë dhe në reputacionin ndërkombëtar të vendit tonë”, tha Zhivkoviq.

Ai nuk elaboroi më tej se nga mund të vijë përkrahja për rrëzimin e qeverisë, pasi shumica e subjekteve të mazhorancës kanë njoftuar se nuk do ta përkrahin iniciativën e opozitës.

  • 1

    Radio