Sociale Më shumë

Zhduken objektet në Adën e Bunës

Prej tvteuta11:05, 31 Tetor 2021

Bari i plazhit në Adën e Bunës, i cili ekziston që nga viti 2009, nuk ekziston më. Objekti, këndi i preferuar i të gjithë të ftuarve, u hoq dje pasi deti kishte depërtuar tashmë në themelet e tij.

“Uji i ka prishur themelet, është dashur të kursejmë materialin për të ndërtuar një bar të ri, por ende nuk e dimë se ku”, ka thënë për “Vijesti” drejtori ekzekutiv i “Rivierës së Ulqinit”, Bojan Gjakonoviq.

Erozioni, i cili po shkatërron në mënyrë të pashmangshme ishullin, veçanërisht në grykën e djathtë të Bunës, ka qenë një dhimbje koke për shumë ekspertë të fushës prej vitesh.

Gjakonoviq ka kujtuar së fundmi se studimi i ministrisë përkatëse ka treguar se vitet e fundit dhjetë për qind e të gjithë ishullit është zhdukur.

  • 1

    Radio