Aktuale Më shumë

Zgjedhjet në Shavnik: Incidente dhe dhunë fizike. Ndërpritet votimi

Prej tvteuta15:39, 6 Nëntor 2022

Sot në komunën e Shavnikut u bë përsëritja e zgjedhjeve lokale të 23 tetorit, për të dytën herë , pasi as javën e kaluar nuk u arrit që ato të mbahen në 3 vendvotime. Ashtu edhe si javën e kaluar, përsëri pati incidente, të cilët në njërin vendvotim u përcollën edhe me dhunë fizike, çka çoi në anulimin e procesit të votimit në dy prej tyre.

Kjo u konfirmua edhe nga Komisioni Komunal Zgjedhor, kryetari i të cilit, Dushan Radanoviq, tha për RTMZ se procesi i votimit është ndërprerë në vendvotimet Komuna Shavnik dhe Krushevice. Siç njoftojnë mediat, arsyet e incidenteve janë bërë përsëri personat që kanë ndërruar vendbanimin në këtë komunë në prag të zgjedhjeve, në mënyrë që të ndihmojnë partinë në pushtet të ruaj qeverisjen. Nga koalicioni rreth Frontit Demokratik, akuzojnë PDS se ka për qëllim të kryej inxhinieri elektorale, dhe se janë të vendosur që të mos lejojnë personat që nuk jetojnë në Shavnik të ndërhyjnë në procesin e votimit.

Nga PDS në anën tjetër akuzojnë të parët se po pengojnë qytetarët të kryejnë të drejtën e tyre demokratike, dhe u kanë bërë thirrje organeve kompetente të marrin masa. Votimi në këto dy vendvotime me shumë mundësi do të përsëritet të dielen e ardhëshme.

  • 1

    Radio