Kulturë Më shumë

Xhemati i BI Ulqin dhuron 10.400 euro per Emron

Prej tvteuta12:23, 20 Korrik 2019

Mexhlisi i Bashkësisë islame Ulqin dhuron 10,400,00 € nga xhemati i xhamiave të komunës së Ulqinit për xhematliun tonë të sëmurë Emro Abazin.

Dje në hytben e xhumasë në 26 xhamitë e komunës së Ulqinit M.Bashkësisë Islame Ulqin bëri një aksion humanitar për të ndihmuar financiarisht xhematliun tonë Emro Abazin nga Ulqini i cili ka filluar mjekimin në një spital special në Gjermani.

Të hollat prej 10,400,00 € (dhjetëmijë e katërqindë euro) janë mbledhur vetëm dje gjatë intervalit kohor të faljës së namazit të xhumasë nga besimtarët që ndodhëshin prezent në xhamia.

  • 1

    Radio