Aktuale Më shumë

Xhamisë në Krythë i bëhet donacion toka prej 2440 m2, ku do të ndërtohet “Shtëpia e Fshatit Krythë”

Prej tvteuta14:26, 10 Korrik 2022

Xhamia e Krythës posedon tashmë edhe një tokë me sipërfaqe 2.440 m2 në pronsinë e vet, kështu u bë e ditur përmes një postimi të Xhamis së Krythës.

Ata njoftojnë se kjo parcelë e cia gjendet afër rrugës kryesore (Ulqin-Sukubinë), në një vend strategjik është blerë nga bashkëvendasi  Qamil Çapriqi që jeton në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Qamili ka blerë personalisht nga buxheti familjar 2110 m2 në vlerë prej 40.000 € nga kjo parcelë, dhe në të njëjten kohë pronën e ka kaluar në emër të Bashkësisë Islame të Malit të Zi (Vakuf), më saktësisht në shfrytëzim të Xhamisë së Krythës. Kurse Jusuf (Cuf) Pali nga toka e shitur bashkëvendasit në fjalë ja dhuroi 330m2 shtesë xhamisë së Krythës.

Në këtë parcelë e cila në total pra ka 2440 m2 do të ndërtohet “Shtëpia e Fshatit Krythë”.

Falenderojmë nga zemra Qamil Çapriqin i cili është meritori i kësaj iniciative. Qamili ka bërë një vepër që inshAllah në Krythë do ta mbajnë në mend brezat që do të vijnë. Atij dhe familjes së tij Zoti i çoftë shëndet e begati, pa harruar këtu edhe Cufin për bamirësinë e vet Zoti e bekoftë dhe e begatoftë me të mirat e tij të pafund. Amin!

Poashtu me këtë rast falenderojmë Ramo dhe Shuqeri Palin që ja kan bashkangjitë shtëpinë e tyre që gjendet pranë kësaj parcele, pronës në fjalë në këmbim të një vlere simbolike prej 5.000€. Zoti ju çoftë të mirat poashtu. Amin”, thuhet në postimin e Xhamis së Krythës.

  • 1

    Radio