Politikë Më shumë

Vuçuroviq fyen Nimanbegun

Prej tvteuta15:09, 23 Tetor 2019

Deputeti i Frontit Demokratik Jovan Vuçuroviq, pati dje debat të ashpër me nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegun, të cilin e quajti shërbëtor të kryeprokurorëve të Malit të Zi, Ivica Stankoviq dhe Milivoje Katniq. Nimanbegu ia tërhoqi disa herë vëmendjen Vuçuroviq për fjalorin e përdorur por ky i fundit vazhdoi me fyrjet çka e detyroi Nimanbegun të ndërpresë seancën. Kjo nuk është hera e parë që Nimanbegu është viktime e abuzimeve të deputetëve të Frontit Demokratik, pasi më herët pati përvojë të njëjtë edhe me deputetin tjetër të këtij grupimi, Milan Knezehviq.

  • 1

    Radio