Vret foshnjen për shkak të dhunës në familje

Prej tvteuta13:38, 4 Korrik 2018

18 -vjeçarja nga Plava Edina Kastrati ka pranuar para prokurorëve se ka vrarë djalin e vet 4 muajsh duke e hedhur në lum, ku si arsyetim ka theksuar dhunën në familje nga bashkëshorti i saj joligjor.

Prokurori i lartë, Hasan Llukaç i ka caktuar masën e paraburgimit me akuzën për vrasje të rëndë. Ajo, e ka pranuar fajin dhe gjatë marrjes në pyetje ka treguar pendesë për krimin e kryer. Trupi i fëmijës është duke u kërkuar.

 

 

 

foto: www.vijesti.me

  • 1

    Radio