Vizita e Macron në SHBA
Prej tvteuta13:36, 1 Dhjetor 2022
Presidenti i Francës Macron po zhvillon një vizitë zyrtare në SHBA. Kjo vizitë do t’i japë fund zyrtarisht ftohjes mes dy vendeve dhe mund të artikulojë afërsinë gjermano-franceze.
“Kjo është një vizitë e rëndësishme për ne, gjatë së cilës nuk është fjala vetëm për drejtim, por edhe për partneritet”, tha një zëdhënës i pallatit Elysée për mediat në prag të kësaj vizite.
“Ne do të angazhohemi në të edhe për projektet gjermano-franceze dhe interesat europiane.” Kësisoj vizita mund të artikulojë edhe unitetin sa u përket marrëdhënieve gjermano-franceze, të cilat kanë pasur së fundi disa fërkime.
Në agjendën e vizitës janë gjithashtu bisedime në fushën e studimeve hapësinore dhe bërthamore, sektorë, në të cilët Franca dhe SHBA kanë marrëveshje konfidenciale, thotë studiuesi Yves Boyer për DW.
Gjermania dhe Franca javën e kaluar ranë dakord që të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e politikës industriale duke e cilësuar këtë si një “përgjigje e fortë europiane ndaj nismës amerikane”.