Aktuale Më shumë

Vidhet automjeti në Ulqin. Ndalohet shtetasi i Shqipërisë

Prej tvteuta17:17, 22 Korrik 2022

Efektivët e policisë kufitare të Malit të Zi ditën e djeshme me një ndërhyrje të shpejtë kanë arritur të ndalojnë shtetasin e Shqipërisë me inicialet E.I. (22), i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë.

“Rreth orës 12:30, zyrtarët policorë kanë konstatuar se është vjedhur një veturë tip “VW Golf” me targa të Ulqinit, dhe se i dyshuari ishte duke e drejtuar veturën në drejtim të kufirit shtetëror me Republikën e Shqipërisë.

Policia kufitare ka lokalizuar dhe ndaluar mjetin në fjalë në vendbanimin Krythë, gjatë të cilit drejtuesi ka dalë nga automjeti dhe është larguar me vrap. Me një ndërhyrje të shpejtë i dyshuari është kapur dhe i është hequr liria, ndërsa automjeti i është kthyer pronarit”, thuhet nga policia. I dyshuari me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë Themelore të Shtetit Ulqin për procedim të mëtejshëm.

  • 1

    Radio