*VIDEO* PDS(DPS) Ulqin: KANDIDATI I URA-së VANDALISHT SHQYEN ASFALTIN ​​NGA RRUGA, A ËSHTË KJO OFERTA POLITIKE E KËSAJ PARTIE?

Prej tvteuta12:33, 23 Mars 2022

Vandalizmi i kandidatit të listës së URA-s në zgjedhjet në Ulqin, Valmir Peraziq, dhe pamjet e tij duke shqyer asfaltin në rrugët e Ulqinit, kanë lënë pa fjalë qytetarët tanë.

Gjatë garave politike kemi qenë dëshmitarë të tentativave të ndryshme për të shpërqendruar vëmendjen ndaj kandidatëve, partive apo programeve të tyre, por deri më tani askush nuk ka guxuar të shqyejë, të thyejë apo të shkatërrojë dhe në këtë mënyrë të paraqesë ofertën politike.

Me rastin e këtij akti vandalizmi, kërkojmë që organet kompetente të reagojnë dhe të ndëshkojnë sjelljen huligane të kandidatit për këshilltar, Valmir Peraziqit. Natyrisht, presim që të prononcohet edhe partia së cilës i takon ky person, shkatërrues i infrastrukturës rrugore të Komunës sonë. Gjithashtu, besojmë se do reagojë edhe vetë Dritan Abazoviq për të dënuar sjelljen e partisë së tij politike. Në të kundërt, do e konsiderojmë këtë akt si pjesë e programit politik të listës së udhëhequr nga URA, dhe varësisht këtij fakti do pozicionohemi në të ardhmen.

  • 1

    Radio