Kulturë Më shumë

Video e parë e hedhur në youtube

Prej admin07:44, 11 Korrik 2021

Çdo ditë secilit prej nesh i takon të shohë të paktën një video në youtube dhe ekzistencën e kësaj faqeje e marrim të mirëqenë. Por jo më larg se 16 vite më parë kjo faqe nuk ekzistonte dhe hedhja apo shikimi i videove në internet nuk ishte i lehtë. Sot, përdoruesit e youtube shohin më shumë se 1 miliard orë video çdo ditë.

Video e parë e hedhur në faqen e sapokrijuar youtube u shtua në datën 23 prill 2005. Titullohet ‘Unë në kopshtin zoologjik’, një video 18 sekondëshe e bashkëthemeluesit të faqes youtube, Jawed Karim duke vizituar kopshtin zologjik të San Diegos. Këtë video mund t’a shikoni ende në youtube.

  • 1

    Radio