VIDEO – Abazoviq: Do të jemi shtylla e qeverisë së re

Prej tvteuta14:22, 11 Qershor 2023

Kryeministri në detyrë Dr. Dritan Abazoviq, u shpreh i bindur se koalicioni i tyre dhe i Demokratëve, do të ketë sukses në zgjedhje dhe se do të jetë shtylla e qeverisë së re pas zgjedhjeve.

Pas votimit në qendrën Nr.2 , Abazoviq për media tha se është i kënaqur që procesi i votimit po kalon pa probleme dhe se çdo gjë po vijon brenda rregullave.

Në pyetjen se a pritet që përplasjet gjatë ditëve të fundit të fushatës të ndikojnë në formimin e qeverisë, ai tha se ndikim edhe mund të ketë, por nëse u jepet përparësi interesave të vendit atëherë do të kapërcehen akuzat mb baza personale.

 

  • 1

    Radio