Kulturë Më shumë

Vdes papritmas George Michael

Prej tvteuta10:11, 26 Dhjetor 2016

Bota e muzikës humbi një prej legjendave të saj, pasi ikona e muzikës “pop”, George Michael ndërroi jetë në shtëpinë e tij në moshën 53-vjeçare. Publicisti i tij tha se ylli i “pop”-it, vdiq paqësisht ditën e Krishtlindjeve në shtëpinë e tij në Goring, Oxfordshire”.

Policia e Luginës së Tamizit tha se po e trajton vdekjen e Micheal si të pashpjeguar, por nuk ka rrethana të dyshimta. Sipas autoriteteve britanike, ekzaminimi “post mortem” do të shpjegojë gjithçka, ndërsa mediat që tani spekulojnë se ikona e muzikës humbi jetën pas problemeve me zemrën.  Homazhe për Micheal kanë ardhur nga e gjithë bota e muzikës dhe nga miliona fansa në të gjithë planetin. George Michael lindi në vitin 1963, në veri të Londrës, me emrin Georgios Kyriacos Panayiotou dhe gjatë karrierës së tij fantastike që zgjati thuajse katër dekada shiti mbi 100 milionë albume.

Ai u bë i famshëm në duetin Wham me shokun e shkollës Andrew Ridgeley, me të cilin dolën katër herë në vendin e parë të hitparadave britanike, para se ai të këndonte solo dhe të fitonte famë botërore me albumin Faith në vitin 1987.

  • 1

    Radio