Vazhdojnë tërmetet. 3.3 ballë në Tuz, 3.9 në Bosnje

Prej tvteuta10:10, 2 Dhjetor 2019

Goditjet sizmike pas tërmetit të madh të 26 nëntorit, i cili në Shqipëri la 51 viktima, janë duke vazhduar akoma, ashtu edhe siç parashikohej. Dy prej tyre u regjistruan në 24 orët e fundit dhe u ndien edhe në zona të ndryshme të Malit të Zi. Mbrëmë rreth orës 21.13 minuta tërmeti prej 3.3 ballë Rihter u regjistrua me epiqendër në Nënhelm të Tuzit, kurse mëngjesin e sotëm rreth orës 5.23 minuta, një tjetër goditi zonën e Nevesinjës në Bosnje Hercegovinë. Tërmetet e lehta kanë vazhduar edhe në Shqipëri, ku gjatë ditës së djeshme deri në mëngjesin e sotëm janë regjistruar gjashtë të tillë, me intenzitet deri në 4.2 ballë Rihter.

  • 1

    Radio