Aktuale Më shumë

“Valorizimi i burimeve dhe projektet infrastrukturore garantojnë zhvillimin”

Prej tvteuta11:24, 21 Korrik 2024

Kryeministri Milojko Spajiq ka uruar qytetarët e Beranes për Ditën e Komunës.

“Në emër të Qeverisë së Malit të Zi dhe në emrin tim, ju uroj sinqerisht 21 korrikun – festën komunale, e cila na kujton fuqinë e pamasë të drejtësisë, bashkimit dhe solidaritetit”. Këto janë bazat e suksesit, të cilat i trashëgon edhe brezi ynë, i mbledhur rreth përpjekjes për t’i siguruar Malit të Zi një të ardhme të begatë”, ka thënë kryeministri në urimin e tij.

Ai është i bindur se qytetarët e Beranes ndajnë vullnetin që, duke afirmuar tradicionalisht pasurinë e diversitetit, dialogut social dhe harmonisë, të vazhdojnë të kontribuojnë edhe më fuqishëm në proceset reformuese dhe valorizimin e burimeve të përgjithshme komunale.

“Projektet e nisura kapitale në rajonin verior dhe ato që do t’i nisim me prioritet shumë shpejt, do të kontribuojnë në arritjen e suksesit ekonomik përmes përpjekjeve të përbashkëta dhe menaxhimit të qëndrueshëm, në të mirë të të gjithë qytetarëve të Beranes. “Turizmi rural, etno dhe malor, si dhe shfrytëzimi më i mirë i potencialit bujqësor, pyjor dhe menaxhues të ujit, janë mundësi zhvillimi për komunën”, tha Spajiq.

  • 1

    Radio