Kulturë Më shumë

Valdete Berisha: “Dashurinë e qes në letër”

Prej tvteuta18:33, 6 Mars 2018

Poetja dhe piktorja Valdete Berisha nga Mitrovica e Kosovës e cila jeton dhe vepron në Belgjikë gjatë fundjave qëndroj në Ulqin me rastin e ekspozitës “Veshja dhe piktura tradicionale në modernitet” ku u prezantua me me pikturat e saja për publikun ulqinak. E ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e re” foli për fillimet e saja, për pasionin ndaj pikturës dhe poezisë. Në pyetjen se cila është lidhëshmëria mes poezisë dhe pikturës, ajo u përgjigj: “Dashurinë të cilën e kam për familjen, atdheun, kulturën e qes në letër, qoftë në formë të shkruar apo pikturuar”.

Valdetja ka botuar dy libra me poezi, ndërsa pikturat e veta i ka prezantuar pothuajse në gjithë Europën përmes ekspozitave individuale dhe kolektive.

  • 1

    Radio