Kulturë Më shumë

Ushtarët amerikan për dy orë zbavitën publikun

Prej tvteuta11:13, 16 Maj 2018

Pjestarët e ushtrisë amerikane të mbledhur në grupin “USAREUR Band and Chorus”  për rreth gati dy orë zbavitën publikun e shumtë në sallën e Qendrës për Kulturë, duke kënduar dhe kërcyer nën ritmet e këngëve të njohura amerikane. Gjatë këtij koncerti të organizuar nga Ambasada amerikane në Podgoricë me ndihmën e Komunës së Ulqinit, publiku pati mundësi të shohë se përveç talentit ushtarak, ato kanë edhe talent të gjërë muzikor, diçka që në rajonin tonë nuk është edhe aq prezente.

Kapiteni Tejlor Krisvell, tha për televizionin Teuta se ato janë të stacionuar në Gjermani, por mbajnë koncerte në shumë vende të Evropës, duke promovuar në këtë mënyrë bashkëpunimin ndërmjet ushtrisë dhe komuniteteve lokale. Duke pasur parasysh se ushtria amerikane është prezente anembanë botës, Krsivell e cilësoi shumë të rëndësishme që ato të kenë bashkëpunim të mirë me komunitetin, për çka muzika shërben si mjeti më i mirë.

  • 1

    Radio