Uruguai publikon ekipin për Katar – i prezanton në mënyrë fantastike lojtarët me vendet nga ku e kanë origjinën (VIDEO)
Prej tvteuta15:05, 12 Nëntor 2022
Uruguai ka publikuar listën e lojtarëve për në Kampionatin Botëror, që do të mbahet në Katar, pas një jave.
Për t’i zgjedhur lojtarët, kjo kombëtare ka përdorur një mënyrë tejet të veçantë, me trajnerin, duke i prezantuar lojtarët – duke i prekur në një hartë vendet, nga ku e kanë origjinën.
Kështu duke i befasuar lojtarët me këtë video, pasi as ata nuk ishin në dijeni të saj.
Uruguai pavarësisht që nuk është favorit në Kupën e Botës, në listë ka lojtarë të mëdhenj si; Luis Suarez, Edinson Cavani, Fede Valverde, e shumë të tjerë.
Kombëtarja e Uruguait e ka fituar katër herë këtë trofe, teksa interesimi për ta fituar për të pestën herë, nuk është i zbehët nga shteti i anës së tjetër të botës.
🇺🇾 𝗟𝗢𝗦 𝟮𝟲
Recorrimos el @Uruguay_Natural en busca de los elegidos de @AlonsoDT para el Mundial de Catar.
¡Vamos por el sueño!#ElEquipoQueNosUne pic.twitter.com/IkROEEfrQY
— Selección Uruguaya (@Uruguay) November 10, 2022