URA kundër edukimit fetar në shkolla

Prej tvteuta16:14, 19 Shtator 2021

Lëvizja qytetare URA është kundër futjes së arsimit fetar në shkolla, tha nënkryetari i asaj partie, Goran Gjuroviq .

“Ne besojmë se edukimi fetar mund të studiohet brenda institucioneve fetare dhe të gjithë qytetarët e interesuar mund t’i drejtojnë fëmijët e tyre në këtë formë të mësimdhënies në ato vende,” tha Gjuroviq.

Ai tha se tashmë ekziston një lëndë zgjedhore në shkolla e quajtur “Historia e Feve”, e cila siguron marrjen e njohurive për të gjitha fetë.

“Sistemi arsimor formal duhet të forcohet me lëndë që do të zhvillojnë individë me mendim kritik dhe që do të mbështesin  në zhvillimin shkencor,”  ka thënë Gjuroviq .

Ai vuri në dukje se në Mal të Zi , sistemi arsimor shtetëror duhet të kontribuojë në ruajtjen e një edukimi të tillë dhe respektimin e diversitetit.

  • 1

    Radio