Sociale Më shumë

Ulqini dy ditë pa ujë, Ana e Malit në terr

Prej tvteuta11:56, 11 Tetor 2015

Si pasojë e mungesës së energjisë elektrike në zonën e Anës së Malit, Ulqini dy ditë me radhë është pa furnizim me ujë të pijshëm.
Sipas burimeve të TV Teuta, njoftohemi se  çdo gjë do të ishte në rregull sikurse ne Katerkollë të ishte kujdestari i elektodistribucionit për evidentimin e prishjeve në rrjetin elektrik, por orari i punës së tij është nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 15:00 ditëve të punës, ndërkohë që ditëve të vikendit nuk ka kujdestari. Ndërkohë që prishje të shumta në rrjetin elektrik janë evidentuar në mjaft pjesë të Komunës së Ulqinit gjatë dy ditëve të kaluara.
Pompat në Bunë nuk punojnë pa energji elektrike, ky është edhe shkaku që Komuna e Ulqinit është pa furnizim me ujë. Më heret prishjet në rrjetin elektrik janë evituar me kohë, pasi ka pasur kujdestari në Katërkollë, tani duhet pritur ekipin e Elektrodistribucionit që të menjanojë havaritë e shkaktuara nga moti i lig.
Probleme me furnizim me ujë të pijshëm nga përfundimi i sezonit veror kanë zonat e larta ku shtypja e ujit është tejet e dobët.
“Tash një muaj kemi problem me furnizim të rregullt me ujë, shtypja e dobët e ujit nuk lejon që të përdorim teknikën e bardhë, si makinen e larjes së teshave dhe të enëve, këtë problem nuk e kemi pasur kurrë, as në pikun e sezonit, sepse kemi ndezur makinat kurë ka pasur shtypje” shprehet një bashkëbisedues i yni që jeton në njërën nga zonat e larta të Ulqinit.
Drejtuesit e Ndermarrjes Komunale shpresojne që gjatë ditës të normalizohet gjendja e krijuar dhe të evitohen prishjet në zonën e Anës së Malit.

 

  • 1

    Radio