Sociale Më shumë

Ullishtarët kërkojnë ndihmë në revitalizimin e ullishtës

Prej tvteuta09:10, 6 Tetor 2018

Në sallën e Kuvendit Komunal të Ulqinit u mbajt takimi i ullishtarëve dhe përfaëqsuesve të institucioneve publike por përveç përfaqsuesit të policisë ato të ministrisë së bujqësis dhe prokurorisë nuk ishin prezent, çka krijoi jo pak pakënaqësi te ullishtarët. Përfaëqsuesi i policisë Sead Gjozoviq tha para ullishtarëve se hetimet për këtë ngjarje janë duke vazhduar dhe u bëri apel atyre që kanë njohuri të tjera për ngjarjen që për këtë të informojnë prokurorinë ose policinë.

Ullishtartë në fjalimet e tyre kërkuan angazhim më të madh të pronarëve në ruajtjen dhe mirmbajtjn e ullishtës, si dhe që ksaj radhe të dëmshpërblimi i tyre të mos mbetet vetëm premtim, pasi në raste të ngjajshme në të kaluarën, dëmet nga ministria e bujqësisë nuk janë paguar. Kryetari i Kuvendit Komunale Ilir Çapuni, theksoi nevojën e ndrërhyrjes sa më të shpejtë për revitalizimin e ullishtës, në mënyrë që të mos humbet kohë në këtë drejtim, kurse bëri publik edhe një kërkesë tejet të pazakontë nisur nga një kompani nga Nikshiqi, e cila kërkon nga Qeveria e Malit të Zi që të bëjë kompenismin e një toke në Nikshiq me atë të Valdanosit. Çapuni njoftoi se në ditët në vijim do të ketë informacione më të detajuara në lidhje me këtë çështje.

  • 1

    Radio