Aktuale Më shumë

Ukraina e akuzon Rusinë për gjenocid

Prej tvteuta12:24, 20 Mars 2022

Zëvendëskryeministrja ukrainase, Olha Stefanishyna, e ka akuzuar Rusinë për kryerjen e akteve të gjenocidit gjatë pushtimit rus të Ukrainës.

Duke folur në programin Sophy Ridge të Sky, Olha Stefanishyna tha se ajo “beson absolutisht” se aktet e gjenocidit janë kryer nga regjimi rus dhe tha se presidenti Vladimir Putin dhe udhëheqësit në Kremlin “janë kriminelë lufte”.

Stefanishyna tha se numri i viktimave civile të vrarë dhe të plagosur gjatë pushtimit rus ka qenë shumë më i madh se numri i viktimave të forcave të armatosura të Ukrainës dhe pretendoi se “gratë janë përdhunuar për orë të tëra dhe më pas janë vrarë nga ushtarët rusë”.

Ajo u zotua se “Ukraina do të rezistojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme” dhe tha se prokurori publik i vendit do të kërkojë të akuzojë trupat ruse të dyshuara për krime lufte, duke vënë në dukje se rreth 2,000 raste janë hapur tashmë”, raporton BBC.

  • 1

    Radio