Aktuale Më shumë

U shënua nata e Israsë dhe Miraxhit, në xhaminë e Pinjeshit u mbajt program fetar

Prej tvteuta10:50, 28 Shkurt 2022

Me rastin e natës së Israsë dhe Miraxhit, në xhaminë e Pinjeshit u mbajt program fetar me ligjëruesin Hafiz Sulejman Bugarin, si dhe me nxënësit e medresës Mehmet Fatih dhe fëmijët e kopshtit Xixëllonjat.

 

Nata e Madhe e Israsë dhe Miraxhit konsiston në ecjen e shpejtë të Pejgamberit (a.s.), – madje brenda një intervali kohorë jo të gjatë të një nate, – nga Meka deri në Kudsi-Sherif (Jerusalem) dhe kjo është ajo që quhet Israja, kurse bartja nga aty, përmes horizonteve qiellore deri sa është takuar më Allahun e Gjithëfuqishëm, është ajo që njihet si Miraxhi i Pejgamberit (a.s.).

Në qoftë se iu referohemi të dhënave historike, në veçanti “Sîres” (Jetëshkrimti) së Pejgamberit (a.s.), mund të konstatojmë se kjo i ka ndodhur Muhamedit (a.s.) përafërsisht 16 muaj para se të emigronte në Medinë, saktësisht në natën e 27 të muajit Rexheb të vitit 621 miladi, ose në vitin e 12-të pejgamberisë së tij, ose kur ai ishte 52 vjeç.

  • 1

    Radio