U shënua 140 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Prej tvteuta16:39, 23 Qershor 2018
Në Galerinë e Arteve të Qendrës për Kulturë në Ulqin, u shënua 140 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar, organizuar nga shoqata e artistëve dhe intelektualëve “Art Club”, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve dhe Akademia e Studimeve Albanologjike. Mbrëmjen e hapi kryetari i “Art Club” Ismet Kallaba, i cili falenderoi të pranishmit për pjesmarrjen, kurse aktivitetin e përshëndeti edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëvenë Mal të Zi, Faik Nika.
Për Lidhjen Shqiptare të Prirenit, rëndësinë e saj dhe ndikimin historik që ajo ka pasur tek shqiptarët, folën akademik prof.dr. Beqir Meta, prof.dr. Gazmend Shpuza, prof. dr. Nail Draga, prof.dr. Marenglen Verli, si dhe kryeimami i Bashkësisë Islame të Ulqinit, Ali Bardhi.