Kulturë Më shumë

U mbyll me sukses edhe një vit shkollor tek “Xixëllonjat”!

Prej tvteuta17:08, 25 Qershor 2021

Përpara, për aventura të papara!

Përpara, për aventura të papara!”, ishte motoja e programit përmbyllës të këtij viti shkollor për kopshtin “Xixëllonjat”.

Sot në Qendrën për Kulturë, ky kopësht shfaqi një program të larmishëm artistik me rastin e përfundimit të këtij viti shkollor dhe përcjelljes së gjeneratës së tetë të parashkollorëve të këtij kopshti.

Në prani të një numri të kufizuar pjesëmarrësish, xixat e vogla, nën udhëheqjen e edukatoreve, sot patën një paraqitje të shkëlqyer artistike, dhuruan shumë emocione dhe u duartrokitën pa fund.

Në fund të programit, u bë edhe shpërndarja e diplomave për parashkollorët e këtij kopshti që do të ulen këtë vit për herë të parë në bankat shkollore.

  • 1

    Radio