U mbajt Simpoziumi i parë i Arkitektëve nga komuna e Ulqinit

Prej tvteuta16:52, 5 Tetor 2021

Nën kujdesin e Komunës së Ulqinit, u mbajt Simpoziumi i parë i Arkitektëve nga Komuna e Ulqinit. Simpoziumi mblodhi arkitektë, inxhinierë dhe planifikues të zhvillimit vendas, të cilët diskutuan dhe debatuan mbi temën “Zhvillimi i qytetit tonë nga pikëpamja arkitektonike në dhjetë vitet e ardhshme”.

Në fjalën e tij hyrëse, Kryetari i Komunës së Ulqinit, Aleksandar Daboviq, i cili është gjithashtu arkitekt me profesion dhe një nga nismëtarët e simpoziumit, tha se qëllimi i tij është shoqërimi konstruktiv i arkitektëve, dhe se roli i tyre është që me një qasje kritike dhe profesionale të japin kontribut në zhvillimin e qytetit dhe arkitekturës.

“Ne duhet ta kthejmë profesionin aty ku i takon, sepse ndërgjegjësimi kritik do të çojë në përmirësimin e arkitekturës dhe një vështrim drejt arkitekturës së të ardhmes. Jemi qytet që i mungon një shoqëri e organizuar e arkitektëve, dhe unë do të doja të vazhdoja në atë drejtim edhe pas këtij simpoziumi, “tha Daboviq.

Sekretari i Sekretariatit për Planifikim Hapësinor dhe Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunës së Ulqinit, Muhamed Muharemoviq tha se fokusi në periudhën e ardhshme do të jetë në ndërtimin e objekteve me efikasitet energjetik.

  • 1

    Radio