U mbajt seanca solemne e Kuvendit Komunal. Prezent edhe presidenti Vujanoviq

Prej tvteuta16:42, 7 Prill 2018

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Ulqinit, sot në qytetin tonë qëndroi për vizitë edhe presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq, i cili më parë në kabinetin e kryetarit Nazif Cungu u takua me zyrtarët më të lartë të Komunës, kurse pas takimit mori pjesë edhe në seancën solemne të Kuvendit Komunal në sallën  Qendrës për Kulturë.

Të pranishmëve iu drejtuan ish kryetari i Kuvendit Komunal Loro Nrekiq dhe kryetari i Komunës Nazif Cungu, të cilët vlerësuan se Ulqini është në rrugën e duhur dhe investimet dhe projektet e filluara do të sjellin një perspektivë më të mirë për qytetin. Më pas të pranishmit patën mundësinë të shijojnë edhe disa pika muzikore nga artistë të njohur.

  • 1

    Radio