Aktuale Më shumë

U mbajt seanca komemorative për tragjedinë në Cetinë

Prej tvteuta16:26, 14 Gusht 2022

Në Vladin dom në Cetinë sot u mbajt seancë komemorative me rastin e tragjedisë së paprecedentë që goditi këtë qytet para dy ditëve. Përkujtimi filloi me një minutë heshtje për viktimat ndërsa më pas e mori fjalën kryetari i Cetinës, Nikolla Gjurashkoviq, i cili tha se një tragjedi e përmasave të paprecedenta e ka goditur Cetinën por edhe Malin e Zi, e cila i ka lënët të gjithë të tronditur.

“Që pardje qyteti ynë është kapluar nga trishtimi dhe tronditja, se viktimat e pafajshme vdiqën pa asnjë faj në një sulm të çmendur. Një ditë e tillë nuk mbahet”, tha Gjurashkoviq, duke shtuar se nuk ka fjalë ngushëllimi për familjet.

Në përkujtim morën pjesë familjarët e viktimave të tragjedisë, përfaqësues të pushtetit lokal, të qeverisë, si dhe presidenti Milo Gjukanoviq, kryetarja e Kuvendit Danijela Gjuroviq dhe kryeministri Dritan Abazoviq.

Kujtojmë se nga sulmi me armë që ndodhi të premten në lagjen Medovina të Cetinës, mbetën të vrarë 11 persona, mes tyre edhe sulmuesi Vuk Boriloviq, ndërsa gjashtë të tjerë u plagosën.

  • 1

    Radio