Kulturë Më shumë

U mbajt koncerti i “West Coast Orchestra”

Prej tvteuta11:37, 23 Mars 2018

Në Sallën e madhe të Qendrës Kulturore në Ulqin, Organizata Turistike e Ulqinit në bashkëpunim me Komunën dhe Qendrën Kulturore, organizuan koncertin e Orkestrit Simfonik të Kanadasë “West Coast Orchestra”. Nën udhëheqjen e dirigjentit maestros nga Shqiperia Bujar Llapaj dhe menaxherit Paul McEwen “ West Coast Orchestra” me 50 muzikantët e saj luajtën për publikun pjesë të mirënjohura simfonike. Është ky turi i dytë ballkanik që kjo orkestër po zhvillon, ku për herë të parë u prezantuan edhe në Ulqin.

Të pranishëm ishin përfaqësues të pushtet lokal, përfaqësues të institucioneve lokale ku mysafir nderi ishte shefi i Zyrës për media, kulturë dhe arim nga Ambasada Amerikane në Mal të Zi, Jeff Adler. Në kuader të koncertit u organizua edhe lojë shpërblyese ku u ndanë disa dhurata simbolike nga ana e orkestrës. Magjia e muzikës klasike solli në Ulqin një nga koncertet më madhështore e cila do të mbesi gjatë në kujesën e publikut që ishte prezent.

  • 1

    Radio