Sociale Më shumë

U kremtua 53 vjetori  i Shkollës së mesme “Vëllazërim Bashkimi”

Prej tvteuta09:46, 22 Mars 2018

Shkolla e mesme e kombinuar “Vëllazërim Bashkim” kremtoi Ditën e Shkollës njëherit edhe shënimin e 53 vjetorit të themelimit. Dita e shkollës u kremtua në Galerinë e Qendrës Kulturore ku të pranishëm përveç stafit të këtij institucioni ishin edhe përfaqësues të shkollave të tjera të komunës së Ulqinit.

“Kremtimi i kësaj date të veçantë për shkollën tonë në mesin e kolektivit, nxënësve, prindërve si dhe të kolegëve e nxënësve  nga institucionet tjera shkollore është mënyra më e mirë dhe shembulli më i mirë i edukimit të përbashkët drejtë rrugës së dijes”, u shpreh për të pranishmit  zëvëndës drejtoresha Majlinda Duraku. Tradicionalisht si çdo vit u ndanë edhe shpërblimet për nxënësit më të mirë të gjeneratave, ku nxënësja më e mirë e shkollës u shpall Ema Milla. Në kremtimin e 53 vjetorit u prezantua edhe projekti “Ndryshimet klimatike” në të cilën nxënësit po punojnë, e në kuadër të së cilës u hap edhe ekspozita me të njëjtin titull. Gjithashtu nxënësit e seksionit letrat edhe këtë vit sollën revisten “Fillimet”.

  • 1

    Radio