Aktuale Më shumë

U hap Panairi i librit

Prej tvteuta09:57, 10 Gusht 2016

Në shetitoren në Ranë në Ulqin organizohet Panairi ndërkombëtar i librit, manifestim ky që mbështetet nga Komuna se Ulqinit, Qendra per Kulturë dhe Organizata Turistike.

Në hapjen solemne morën pjesë shumë zyrtar të lart të të komunës së Ulqinit dhe Institucioneve tjera publike, adhurues të librit dhe kalimtar rasti. Panairin e 16 të hapur e shpalli drejtori i Organizatës turistike të Ulqinit Fuad Haxhibeti i cili tha  kjo ngjarje është e rëndësishme për qytetin tonë dhe citoj një fjalë popullore “libri është miku më i mirë i njeriut” dhe falenderoj të gjihë pjesëmarrësit e panairit.

Në stendat e vendosura enkas për këtë manifestim mbi 35 ekspozues nga vendi dhe rajoni do të shpalosin mbi 30.000 tituj të ndryshëm. Nga data 9 e deri me 14 gusht, nga ora 18 deri në orën 24 të gjithë adhuruesit e fjalës së bukur do të kenë mundësi të vizitojnë stendat e ekspozuara dhe përveç zgjedhjes së shumtë do të kenë mundësi të shfrytëzojnë dhe zbritjet.

  • 1

    Radio