Kulturë Më shumë

U hap festivali “Skena Verore”

Prej tvteuta12:12, 20 Korrik 2019

Mbrëmë në ambientin e Muzeut të Ulqinit në Kala, u hap në mënyrë solemne  “Festivali tradicional “Skena Verore. Me këtë rast publiku pati mundësi të kënaqet me performancat artistike të tenorit të njohur shqiptar Kastriot Tusha dhe sopranos nga Ulqini , Gjylije Pelingu.  Festivali i këtij viti është i 31-ti me radhë që organizohet në Ulqin, hapja e të cili u bë nga nënkryetarja e Komunës Hadixha Gjoni., kurse të pranishmëve iu drejtua edhe drejtori i Qendrës për Kulturë Musa Hoxha. Festivali “Skena Verore” do të zgjasë 1 muaj dhe do të mbahet gjatë netëve të fundjavës.

  • 1

    Radio