Kulturë Më shumë

U hap edicioni i 19-të i panairit të librit “Ulqini 2019”

Prej tvteuta10:39, 27 Korrik 2019

Mbrëmë në shetitoren e Ranës u bë hapja solemne e edicionit të 19-të të panairit të librit “Ulqini 2019”, organizuar nga Institucioni i Librit dhe i Promocionit nga Tirana, Organizata Turisitke e Ulqinit dhe Qendra për Kulturë, nën përkujdesjen e Komunës së Ulqinit. Në hapje folën drejtoresha e insitucionit Irena Toçi, drejtori i OT-së Fatmir Gjeka, ministri i kulturës i Malit të Zi , Aleksandrë Bogdanoviq, ai i Maqedonisë së Veriut, Hysni Ismajli, ministri i turizmit i Shqipëris Blendi Klosi, si dhe kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq. Në panair marrin pjesë shtëpi botuese nga pothujase i gjithë rajoni, kurse risi këtë vit do të jetë edhe ndarja e dy çmimeve, “Liburnia” për prozën më të mirë dhe “Dega e ullirit” për librin më të mirë për fëmijë.

  • 1

    Radio