Kulturë Më shumë

TV TEUTA U PREZANTUA NE SAMITIN E MEDIAVE BALLKANIKE

Prej tvteuta15:44, 2 Gusht 2018

Prej dates 27-29 korrik ne Izmir te  Turqise eshte mbajtur Samiti i Mediave ballkanike Balkan Media Grup ne tecilen ishin pjesmarrese 25 televizione nga 10 shtete te ndryshme te Ballkanit. Nikoqire dhe kryesues i ketij Samiti ishte Televizioni Tek Rumeli me ne krye kryetarin e saj Atilla Baykal, i cili njekohesisht eshte edhe  kryetari i Ballkan Media Group. Mbremja e pare e takimit ishte argetuese dhe e organizuar nga kryetarja e qytetit Konak ku ishin te ftuar perfaqesueste larte te shtetit dhe perfaqesues te Ambasadave te shteteve prezente. Gjate dites se dyte eshte organizuar Samiti i mediave ballkanike ne kuader te se ciles eshte bere prezantimi i te gjitha mediave qe jane pjese e ketij grupacioni te madh mediatik, nder te cilet eshte edhe RTV Teuta.

Drejtoresha e RTV Teuta,  Ilmira Lika e vleresoi larte kete takim i cili ne vazhdimesi do te krijoje bashkepunime te mirefillta te te gjitha televizioneve anetare dhe ne kete menyre prezantimi i informacioneve nga shtetet ballkanike do te jete akoma me i shpejte dhe me objektiv, duke i pasur informacionet e rendit te pare. “Secili televizion do ti dergoje materjalet e veta me te rendesishme te cilat me gjate do te prezantohen ne te gjitha televizionet e Balkan Media Group, dhe kjo automatikishte hap horizontin e prezantimit te informacionit vendas ne ate ballkanik, apo global,sepseshume nga mediat anetare kane perfaqesim satelitore”,  tha drejtoresha Lika.

Poashtu ne kete Samit jane sjelle edhe perfundimet te cilat kane te  bejne me avancimin e bashkepunimit dhe te funksionimit te Balkan Media Grup ne te ardhmen.

  • 1

    Radio