TV Teuta: Në mesin e televizioneve më prestigjioze të Ballkanit në Turqi

Prej tvteuta11:25, 9 Prill 2016

Në qytetin Bursa të Turqisë është duke u mbajtur një seminar në të cilin marrin pjesë rrjetet televizive më të njohura të Ballkanit.

Seminari filloi dje me 8 prill dhe do të zgjasë edhe në dy ditët e ardhshme. Një nga temat do të jetë krijimi e një rrjeti në mes televizioneve të rajonit në sferën e programacionit, lajmeve, si dhe të bashkëpunimit logjistik. Pjesë e këtij seminari është edhe televizioni Teuta, me përfaqësues pronarin Nexhat Lajka, i cili ishte shumë aktiv në prezantimin e perspektivës të televizionit Teuta.

Pjesmarrësit i përshëndeti kryetari i bashkisë së Bursës Rexhep Altepe, presidenti i agjensisë TIKA Serdar Çam, si dhe ministri i shëndetësisë Mehmet Mujezinoglu.

  • 1

    Radio