Kulturë Më shumë

Tuz: Ekspozitë e piktorit Edin Kapllani

Prej tvteuta17:08, 20 Tetor 2017

Ekspozita „Peshqit“ e piktorit akademik Edin Kapllani do të hapet nesër në Qendrën kulturo – informative “Malësia“ në Tuz” .

Thelbi i mendimit të tij artistik i shprehur në këto punime vërteton përfundimin se akriliku në telajo është mediumi i tij kryesor i të shprehurit, gjersa burim i frymëzimit të tij është tek deti dhe peshqit. Autori aty e gjen bazën e tij emotive, baraspeshën artistike dhe harmoninë“, thuhet në njoftimin për këtë ngjarje. Ekspozita e Kapllanit në Tuz do të jetë e hapur deri me 27 tetor.

  • 1

    Radio